Basketboll

Edmond Vila dhe dy referët kosovarë takohen me Ergin Atamanin, para duelit të tij me ish-skuadrën Efesin

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet derbi i natës në Euroligë mes Anadolu Efesit dhe Panathinaikosit.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë sidomos për Ergin Atamanin i cili e ka fituar dy herë Euroligën me Efesin në tri vitet e fundit, derisa pas këtij suksesi historik sonte për herë të parë paraqitet ndaj ish skuadrës si rival dhe tash trajner i Panathinaikosit.

Ambasadori i Kosovës në Efes, Edmond Vila së bashku me dy referët e Superligës së Kosovës, Visar Bunjaku e Dren Pudarolli, para kësaj ndeshje kanë arritur të takohen me Atamanin dhe kanë biseduar për pak kohë me të, duke ju prezantuar se kush dhe prej nga janë.

Të kujtojmë se Edmond Vila gëzon miqësi dhe respekt të jashtëzakonshëm me drejtuesit e Anadolu Efesit si dhe trajnerin Ergin Ataman.

Para dy vitesh pikërisht me shtytjen e madhe të Edmond Vilës, gazetari i AsistiOnline.com, Donat Hashani kishte realizuar intervistë super-ekskluzive me Atamanin i cili sapo kishte fituar titullin e parë dhe historik të Euroligës me Efesin dhe Ataman kishte folur edhe për Kosovën, duke i cilësuar kosovarët si vëllezër.

Vlen të ceket se me rastin e takimit të sotëm, Vila i ka bërë ftesë Atamanit për vizitë në Kosovë dhe ky i fundit ka thënë se me kënaqësi do të udhëtojë drejt shtetit tonë sapo ti lejojë koha.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.