Basketboll

Prishtina fiton thellë ndaj Lovcenit në Ligën Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte ka ardhur fitorja e parë për Prishtinën në edicionin e ri të Ligës Ballkanike.

Prishtinasit kanë mposhtur në shtëpi Lovcenin e Malit të Zi me rezultat të thellë 96-65.

Dardan Berisha ka qenë më i dalluari tek Prishtina sonte me 27 pikë, derisa 18 pikë kishte Shaheed Davis, 13 Fisnik Rugova e 11 sosh Derrick Wilson.

Te Lovceni, Andreja Stevanovic kishte 13 pikë e Kelby Kramer shtoi 12 sosh.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina e pret ekipin tjetër malazez Plevlja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.