Pas largimit të Shirkos, Ylli shton në skuadër një amerikan
Prishtinë(AsistiOnline) – Largimi i Henrik Shirkos ka vënë në lëvizje klubin e Yllit për tu përforcuar.
Therandasit kanë prezantuar transferimin më të ri për skuadrën, fundorin amerikan Perrion Callandret.
Lojtari në fjalë është i gjatë 188 centimetra dhe luan në pozitat 1/2.
Në edicionin e kaluar, Callandret kishte luajtur në Finlandë me skuadrës e Nokias në 31 ndeshje me 12.8 pikë, 6.2 kërcime e 4.5 asiste për ndeshje.
Para ardhjes në Evropë, amerikani ka luajtur pesë sezone në kolegjin amerikan ”University of Idaho Vandals”, derisa më pas u paraqit me ekipin nga NBA G League Windy Bulls në dy edicione.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.