Bashkimi emëron trajner Alek Jonçevskin
Prishtinë(AsistiOnline) – Aleksander Jonçevski është rikthyer përsëri në basketbollin kosovar.
Maqedonasi është emëruar sot trajner i ri i Bashkimit të Prizrenit.
“Marreveshja me trajnerin është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën. KB Bashkimi i uron shumë suksese trajnerit tonë të ri Aleksandar Joncevski, i cili do ta drejtojë skuadrën nga pankina për herë të parë të shtunën në ndeshjen e xhiros së 13’të Superligës me Trepçën në Mitrovicë”, shkruan njoftimi i klubit.
Jonçevski në edicionin e kaluar në disa ndeshje kishte drejtuar Trepçën, derisa ka drejtuar skuadra të shumta në Maqedoni si Gostivari, Kozhuvi, MZT Skopje.
Jonçevski është edhe selektor i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.