Jonçevski sot debuton ndaj ish skuadrës, kishte debutuar me Trepçën pikërisht ndaj Bashkimit
Prishtinë(AsistiOnline) – Aleksande Jonçevski ditë më parë është prezantuar si kryetrajner i Bashkimit të Prizrenit.
Maqedonasi do të debutojë sot në stolin e prizrenasve pikërisht ndaj ish skuadrës, Trepçës të cilën e kishte drejtuar në stinorin e kaluar.
Për rastësi, Jonçevski kishte debutuar te Trepça ndaj Bashkimit me 6 nëntor në ”Sezai Surroi”, duke fituar ngushtë 85-87.
Se a do të debutojë edhe sonte me fitore apo do të mposhtet, mbetet të shihet diku nga ora 19:00.
Ndeshja mes Trepçës dhe Bashkimit fillon sonte nga ora 17:00 në Mitrovicë dhe transmetohet direkt në Artsport 1 e Klan Kosova.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.