Sonte super-derbi i basketbollit kosovar mes Pejës e Prishtinës
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet super-derbi i basketbollit kosovar.
Bëhet fjalë për rivalët, Pejën e Prishtinën që sa herë takohen, rivalizohen maksimalisht mes vete.
Verdhezinjtë kanë nëntë fitore e tri humbje, kurse prishtinasit shtatë fitore e pesë humbje. Duelin e parë të këtij edicioni e kishin fituar kampionët e Kosovës, 80:95. Synimi i vetëm i dy skuadrave është fitorja në këtë sfidë.
Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport3.
Komentet janë të mbyllura.