ASISTI 560: Mysafir Dino me të cilin bisedohet për gjithçka rreth basketbollit kosovar
Adhurues të basketbollit sonte ASISTI 560 vjen me mysafirë Andin Rashicën, ndihmës trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës me një bisedë dhe analizë shumë interesante lidhur me formën dhe gjendjen aktuale të basketbollit kosovar në përgjithësi, me fokus të veçantë në Përfaqësuesen e Kosovës.
Si e sheh vitin 2023 dhe çka parashikon për edicionin e ardhshëm 2024.
Si e vlerëson formën aktuale të skuadrave të Superligës?
Çka mendon për shkarkimin e Urbonasit dhe emërimin e Albert Sylejmanit i cili startoi shkëlqyeshëm më Prishtinën duke quar serinë e fitoreve pa humbje në pesë ndeshje?
Cilët janë talentët e rinj të basketbollit kosovar të cilët po i përcjell nga afër për reprezentacionin e Kosovës?
Çfarë programi ka zhvilluar për skautimin e reprezentuesve të Kosovës duke i ndihmuar selektorit Hadar për të përcjell formën aktuale të gjithë lojtarëve të ekipit tonë nacional?
Këto dhe shumë detaje tjera në bisedën me Andin Rashicën, ndihëms-selektorin e Kosovës në basketboll.
Natyrisht edhe sonte vjen analiza e elitës së basketbollit kosovar me dy derbit Peja – Prishtin e Trepça – Bashkimi si dhe dy ndeshjet tjera Proton Cable Prizreni – Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi – Isatogu së bashku me blloqet speciale: Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në ASIST
ASISTI 560 sjell edhe basketbollin femëror, Ligën Ballkanike dhe si çdo të hënë bllokun shumë të dashur dhe special Shqiptarët në Botë, duke mos harruar edhe gjithësinë e quajtur NBA.
Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 560 nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnatës dhe BBVK 2 në Klan Kosova
Komentet janë të mbyllura.