Peja lëshon video-reagim lidhur me ndërprerjen e ndeshjes me Prishtinën dhe zbrazjen e sallës
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Pejës ka lëshuar një reagim të shoqëruar me video në faqen zyrtare për ndeshjen e fundit me Prishtinën.
Sipas tyre, si klub asnjëherë nuk arsyetojnë hudhjet në palestër dhe janë kategorikisht kundër kësaj gjëje, për të cilën thonë se gjithmonë bëjnë thirrje që mos të ndodh, porse në reagim thonë se ka ardhur koha që të reagojnë edhe për disa gjëra tjera.
Në këtë reagim të klubit të Pejës përmenden, disa veprime të basketbollistit të Prishtinës, Shaheed Davis, disa nga vendimet e referëve në ndeshjen e fundit dhe zbrazja sipas tyre e padrejtë e palestrës me tifozë.
Për të parë reagimin e plotë të klubit verdhezi, klikoni këtu.
Komentet janë të mbyllura.