Zydrunas Urbonas merr drejtimin e skuadrës së njohur lituaneze
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas largimit si trajner i Sigal Prishtinës, Zydrunas Urbonas nuk ka ndenjur gjatë pa angazhim.
47 vjeçari, është prezantuar si trajner i skuadrës së njohur lituaneze, Siauliai.
Pasi kaloi 5 sezone si lojtar, z.Urbonas do të rikthehet në Siauliai si trajner”, ka shkruajtur faqja e klubit në prezantimin e tij.
Siauliai momentalisht gjendet si skuadra e fundit në renditjen tabelare të Superligës së Lituanisë dhe qëllimi i tij do jetë shmangia e rënies nga kategoria elitare.
Urbonas drejtori Prishtinën për disa muaj rresht, por që nuk arriti të ketë rezultatet e dëshiruara dhe kështu palët ndërprenë bashkëpunimin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.