Klubi gjerman i Bajrës e përkujton me shumë dhimbje ndarjen e tij nga jeta
Vdekja e trajnerit prizrenas, Illmen Bajra e ka tronditur gjithë opinioni kosovar dhe jo vetëm.
Lidhur me ndarjen nga jeta të Illmenit ka reaguar edhe klubit gjerman që ai drejtoi deri para pak ditësh.
”Në mënyrë të jashtëzakonshme dhe të mbushur me trishtim ju njoftojmë se trajneri, kolegu dhe miku ynë Illmen Bajra ndërroi jetë sot në mëngjes në moshën 32 vjeçare në Klinikën Universitare të Frankfurtit. Vdekja e tij e pakonceptueshme na habiti të gjithëve. Mendimet tona janë me gruan dhe familjen e tij. Për të shprehur dhembshurinë dhe solidaritetin tonë, sot deri të premten nuk do të ketë më trajnime”, shkruan njoftimi i klubit gjerman.
Illmeni drejtoi skuadrën të basketbollit për femra, Bod Homburg, që prej dy vitesh dhe kishte ecuri mjaftë pozitive.
Familja e Illmenit dëshiron ta transferojë trupin e tij në vendlindjen e tij, Kosovë sipas Prizrenit. Kostoja e transferimit, varrimit dhe funeralit shumëditor është shumë e lartë. Kështu që ne dëshirojmë të fillojmë një mbledhje fondesh për të mbështetur familjen. Kërkojmë mbështetjen tuaj.
Komentet janë të mbyllura.