Trajneri më i mirë i vitit zgjedhet Dritëro Sefaja
Prishtinë(AsistiOnline) – Dritëro Sefaja është zgjedhur sonte nga Federata e Basketbollit të Kosovës si trajneri më i mirë në vend për vitin 2023.
Sefaja ka qenë përzgjedhës i Përfaqësueses U20 Meshkujt, Ndihmës-trajner i Përfaqësueses A Meshkujt dhe trajner te klubi i Kerasan.
Sefaja ka pasur suksese të shumta sidomos me skuadrën e Kerasan tek gjeneratat e reja, duke i dominuar ato me shumë grupmosha. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.