Peja rikthehet në Ligën Ballkanike
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja është skuadra e dytë kosovare që sivjet do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike.
Ekipi verdhezi është konfirmuar nga faqja zyrtare e kompeticionit si klubi më i ri pjesëmarrës.
Në njoftim thuhet se klubi kosovar pret konfirmimin e Federatës vendore të basketbollit, për të përfunduar marrëveshjen me drejtuesit e BIBL-së.
Të kujtojmë se Peja është nënkampione e sezonit të kaluar në këtë garë dhe u mposht në finale nga Hapoel Beer Sheva.
”Dëshiroj të përgëzoj KB Pejën për sezonin në FIBA Europe dhe t’i uroj hyrjen në Ligën Ballkanike. Jam i sigurt se duke i pasur ata me të gjitha skuadrat e tjera të respektuara që tashmë luajnë në BIBL, do t’u sigurojë të gjithë dashamirëve të basketbollit lojëra të shkëlqyera deri në fund të sezonit”, ka thënë drejtori i Ligës. Shay Shtriks pas njoftimit për pjesëmarrjen e Pejës.
Orari i Pejës në këtë garë pritet të bëhet publik së shpejti e Sigal Prishtina veçse i ka zhvilluar 3 ndeshje dhe ka 2 fitore e 1 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.