Basketboll

Afati kalimtar i bujshëm nga Grapeland, blindojnë synimet për rikthim në elitat e basketbollit

Prishtinë(AsistiOnline) – Duket se po punohet shumë që basketbollit në Rahovec ti rikthehet shkëlqimi.

Ekipi i Grapeland që sivjet u themelua dhe po synon hyrjen në Ligën e parë, ka bërë transferime të shumta dhe me shumë cilësi me qëllimin e vetëm që të inkuadrohet në Ligën e parë e synimet janë që brend dy vitesh klubi të jetë në Superligë.

Grapeland ka transferuar super yllin vendor të Rahovecit, Visar Ejupi i cili njëkohësisht do të paraqitet edhe me Sigal Prishtinën me licencë të dyfishtë.

Në skuadër kanë shtuar edhe basketbollistin vushtrrias Albion Imeri dhe dy lojtarët shtatëgjatë nga Prishtina, Gent Shala e Ermir Gashi.

Përpos katërshes së madhe që vijnë si përforcime të bujshme për Grapeland pasi kanë përvojë edhe në Përfaqësuesen e Kosovës me gjeneratat e reja, ekipi rahovecias ka transferuar edhe vendorët e rinj, Mirat Bala dhe Ehad Tara.

Grapeland gjendet në pozitën e dytë në tabelë me vetëm 1 fitore më pak sesa lideri aktual, Sfera.

 

Komentet janë të mbyllura.