Prishtinë(AsistiOnline) – Liderja e tabelës në Superligën e Kosovës, Trepça pritet të përforcohet edhe në pozitat e qendrës.
Një nga lojtarët që mund të transferohet në ”Minatori” është edhe amerikani tjetër, Steve Taylor Jr.
Lojtari në fjalë është i gjatë 206 centimetra, derisa ka përvojë të madhe në ekipe të ndryshme.
Ai në të kaluarën ka luajtur për Dijonin në Francë, Szombathelyn në Hungari, Kienergia Rieti në Itali, Maccabi Haifan në Izrael dhe ekipe të tjera.
Përveç Taylor Jr, Trepça mund të përforcohet edhe me amerikanin e pozitave 1/2, Kevin Capers.
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2023/12/23/ekskluzive-trepca-drejt-transferimit-te-amerikanit-qe-i-siguroi-superligen-e-izraelit-ekipit-te-tij/?fbclid=IwAR3a-EPSTojaRiKa8To61EnGPTHNp_dcYTtUSxQz66-GU45oVqk7isNgmc8



