Peja arrin marrëveshje edhe me Jetmir Zeqirin
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka prezantuar sot edhe një transferim vendor.
Klubi verdhezi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Jetmir Zeqirin, i cili prej dy vitesh ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës.
“Jetmir Zeqiri është këtu. KB Peja njofton arritjen e marrëveshjes me basketbollistin Jetmir Zeqiri, i cili për pjesën tjetër të sezonit do jetë pjesë e skuadrës verdhezi. Zeqiri ka ndërtuar karrierë në Maqedoni e Kosovë, dhe tani bashkohet me Pejën për aventurën e rradhës“, shkruan njoftimi i klubit verdhezi.
Zeqiri në të kaluarën ka luajtur edhe në disa skuadra të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.