Dy përballjet e fundit për vitin 2023 në Superligë, zhvillohen sonte në të njejtin orar
Prishtinë(AsistiOnline) – Me dy ndeshje në program, sonte mbyllet xhiro e 15-të e Superligës së Kosovës te meshkujt, njëherazit e fundit për vitin 2023.
Sonte do të përballen Golden Eagle Ylli me Bashkimin, ku therandasit kanë tetë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit kanë katër fitore e dhjetë humbje, andaj të dy skuadrat synojnë fitoren, që të kenë plasman sa më të mirë në garat e rregullta.
Sonte përballen edhe Peja-Vëllaznimi, që njëkohësisht pritet të jetë më interesantja e kësaj xhiro. Kampionët e Kosovës janë në vendin e dytë me dhjetë fitore e katër humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë shtatë fitore e shtatë humbje, duke u renditur në vendin e pestë.
Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 19:00, derisa Ylli – Bashkimi transmetohet në Artsport1, Peja – Vëllaznimi do të transmetohet në KSport1.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.