Basketboll

FBK-ja ndalon referët nga Kosova të gjykojnë ndeshjet e Ligës së dyshimtë për kurdisje (BIBL)

Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë vendim që t’ua ndalojë gjyqtarëve kosovarë ndarjen e drejtësisë në Ligën Ballkanike.

Në mbledhjen e bordit të FBK-së të mbajtur sot, është vendosur që të ndalohet delegimi i personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosova në Ligën Ballkanike.

E ka refuzuar kërkesën e Ligës Ballkanike për delegimin e personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosova”, thuhet në vendimet e bordit të FBK-së.

Ani pse e ka ndaluar delegimin e personave zyrtarë, FBK-ja ia ka lejuar Pejës që të marrë pjesë në këtë ligë.

Liga Ballkanike është rikthyer këtë vit pas akuzave të shumta për kurdisje të ndeshjeve. Vetëm pesë ekipe janë momentalisht pjesë e kësaj lige, përfshirë këtu dy skuadra nga Kosova, Prishtina e Peja.

Pikërisht për shkak të gjykimit jo të drejtë në këto ndeshje, FBK-ja ka “humbur” një gjyqtar. Daut Mehmeti është dënuar përjetësisht për shkak të dyshimeve për kurdisje të ndeshjeve. /Paparaci

Komentet janë të mbyllura.