Ahmet Kandemir largohet nga Manisa
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i njohur turk, Ahmet Kandemir është larguar zyrtarisht nga drejtimi i deritanishëm i skuadrës elite turke, Manisa.
Kande mori drejtimin e ekipit në fillim të sezonit dhe kishte rezultate mjaftë pozitive, por në xhirot e fundit klubi mori teposhtëzen dhe duket se vendimi i tillë ishte i pashmangshëm.
”Kemi ndarë rrugët me z. Ahmet Kandemir, i cili ka qenë kryetrajner i ekipit tonë në debutimin e klubit tonë historikisht në kupat evropiane, derisa ndërprerja e bashkëpunimit ka ardhur si rezultat i marrëveshjes reciproke. Ahmet Kandemir e falenderojmë për të gjitha përpjekjet që ka bërë për klubin tonë dhe i urojmë suksese në kapitullin e tij të ardhshëm”, shkruan njoftimi i klubit turk.
Kandemir në edicionin e kaluar e drejtoi Sigal Prishtinën, por nuk arriti ndonjë sukses për tu veçuar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.