Basketboll

Amerikani Deandre Davis përforcimi i ri i Pejës

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja e ka prezantuar edhe një lojtar të ri të huaj për të përforcuar rradhët e veta.

Ekipi verdhezi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me alo qendrën amerikane, Deandre Davis.

Lojtari në fjalë është i gjatë 201 centimetra, derisa në edicionin e kaluar ku luajti për herë të fundit, u paraqit me skuadrën belge të Mechelen me 10 pikë e 5 kërcime në 27 ndeshje në ligën e përbashkët mes Belgjikës dhe Holandës, derisa në FIBA Europe Cup në 4 ndeshje me ekipin në fjalë kishte 5.5 pikë e 5 kërcime.

Përpos Belgjikës dhe SHBA-ve(ku e filloi basketbollin), Davis ka luajtur edhe në Sllovaki për dy sezone me Iskra Svit, fillimisht në edicionin e parë me 9.6 pikë në 28 ndeshje e në sezonin e dytë në 32 ndeshje me 12 pikë.

Më pas, për dy sezone Davis u paraqit edhe në Suedi me Boras fillimisht në 33 ndeshje me 10 pikë mesataren e pastaj në edicionin vijues në 32 ndeshje me 12.8 pikë.

29 vjeçari ka luajtur edhe në Poloni me Trefl Sopot në 22 ndeshje me 7.9 pikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.