Basketboll

Ekskluzive: Gjyqtarë të huaj pritet të zbarkojnë në Kosovë për ndeshjet e Kupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe sivjet pritet të kemi  gjyqtarë të huaj në ndeshjet e basketbollit kosovar.

Bëhet fjalë për ndeshjet e Kupës së Kosovës apo eventin e organizuar për ndeshjen finale (Final Eight), të cilat pritet të gjykohen nga referët e huaj, ka mësuar kështu AsistiOnline.com

Burimet kanë bërë me dije se gjyqtarët pritet të nominohen nga FIBA dhe Federata e Basketbollit të Kosovës e ka mirëpritur këtë veprim.

Të kujtojmë se eventi i Final Eight Kupës së Kosovës pritet të mbahet në ”Shani Nushi” të Gjakovës nën organizimin e KB Vëllaznimit.

/AsistiOnline.com/

Ekskluzive: Final 8 i Kupës së Kosovës pritet të mbahet në Gjakovë

Komentet janë të mbyllura.