Basketboll

ASISTI 563 sonte super i pasur me tre mysafirë super-special

Adhurues të basketbollit sonte ASISTI 563 vjen me dy tema të nxehta dhe dy palë mysafirë.

Sponsorizimi gjeneral dhe bashkimi i forcave midis korporatës më të fuqishme kosovare Devolli Corporation dhe kampiones aktuale KB Peja, flet kryetari i Pejës Fatmir Gashi.

–          Si u finalizua marrëveshja?

–          Si do të ndikoj kjo?

–          A do të rikthehet në basketbollin kosovar edhe Mabetexi?

Gjitha këto i shpalos kryetari i KB Peja, Fatmir Gashi  

Pjesa e dytë i dedikohet El Clasicos së basketbollit kosovar mer të cilin filloj viti 2024, Trepça – Sigal Prishtina, duel ky fantastik dhe dramatik me të cilin filloi viti i ri dhe për të cilin do të na flasin mysafirët në studio: Petrit Zeqiri ndihmëstrajner i Trepçës dhe kryetrajneri i Sigal Prishtinës, Albert Sylejmani.

–          Çka vendosi derbin?

–          Si e cilësojnë vazhdimin e kampionatit?

–          Çka thonë për bashkimin e forcave midis Devolli Corporation dhe KB Peja dhe si do të ndikoj kjo në vazhdim ?

Natyrisht edhe sonte vjen analiza e elitës së basketbollit kosovar me gjitha ndeshjet Trepçq – Prishtina, Bashkimi – Vëllaznimi, Prizreni – Peja dhe Golden Eagle Ylli  – Istogu së bashku me blloqet speciale: Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në ASIST

ASISTI 563 sjell edhe basketbollin femëror, Ligën Ballkanike dhe si çdo të hënë bllokun shumë të dashur dhe special Shqiptarët në Botë, duke mos harruar edhe gjithësinë e quajtur NBA.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 563 nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnatës dhe BBVK 2 në Klan Kosova

Komentet janë të mbyllura.