Basketboll

KB Vëllaznimi ndan rrugët me Josip Plantakun

Prishtinë(AsistiOnline) – Josip Plantak nga sot nuk është më edhe zyrtarisht trajner i Vëllaznimit.

Skuadra gjakovare ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin kroat, ka njoftuar sot klubi kuqezi.

“KB Vëllaznimi njofton se Josip Plantak nuk do të jetë më trajner i skuadrës tonë dhe marrëveshja është shkëputur me pajtueshmëri të dyanshme. Klubi mbetet i përkushtuar që skuadra të jetë konkurruese si në Superligën e Kosovës, ashtu edhe në garat tjera. Shumë shpejt pritet të fillojë punën trajneri i ri”, shkruan njoftimi i klubit.

Plantak mori drejtimin e klubit në fillim të edicionit por nuk arriti që ta qojë misionin me gjakovarët deri në fund.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.