Ekskluzive: Bashkimi transferon lojtaren kryesore të Prishtinës në edicionin e kaluar
Prishtinë(AsistiOnline) – 4shja e madhe e Superligës së femrave në basketbollin kosovar femëror, po vazhdon të përdorcohet me lojtare para fazave finale të kampionatit.
Ekipi i Bashkimit që është edhe kampion aktual madje në tri fronte (Kupë, Superkupë e titull), siç ka mësuar AsistiOnline.com, ka afruar në rradhët e veta ish lojtaren kryesore të Prishtinës në edicionin e kaluar, Adrienne Godbold.
Lojtara në fjalë në stinorin e kaluar te Prishtina kishte luajtur në 12 ndeshje me 17 pikë, 7.4 kërcime e 2 asiste për ndeshje.
Me Godbold, Bashkimi tash ka tri amerikane në përbërje: Mgbeike, Benally dhe Godbold.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.