Basketboll

Kofirmohet lajmi i AsistitOnline, Final i Kupës zyrtarisht në Gjakovë

Prishtinë(AsistiOnline) – Final Eight i Kupës së Kosovës te meshkujt do të mbahet përfundimisht në qytetin e Gjakovës.

Kështu ka njoftuar para pak minutash Federata e Basketbollit të Kosovës, nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke u bazuar në kompetencat nga statuti ka marrë vendim që Final 8 i Kupës së Kosovës të organizohet nga KB Vëllaznimi. Njëherësh Bordi i FBK-së udhëzon KB Vëllaznimin të fillojë me përgatitjet e nevojshme konform Udhëzuesit për Organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës dhe akteve tjera normative të FBK-së”, shkruan njoftimi i FBK-së.

Vlen të ceket se organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në Gjakovë e paralajmëroi ditë më parë edhe AsistiOnline.com derisa ky turne do të organizohet nga 13 deri më 17 Shkurt në qytetin e Gjakovës.

Në Final 8 do të garojnë tetë skuadrat e elitës së basketbollit, si dhe finalja në konkurrencën e femrave.

Në njoftim poashtu shkruan se në ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, do të organizohen tri finalet, e Kupës së Ligës së Parë, Femrave dhe Meshkujve.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.