KBF Prishtina e mposht Bashkimin dhe merr kreun e tabelës
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka fituar derbin e xhiros në Superligën e Femrave, duke triumfuar ndaj Bashkimit.
Ekipi kryeqytetas ka triumfuar në ”Sezai Surroi” ndaj vashave prizrenase me rezultat 66-79.
Që nga minuta e parë e deri në të fundit, vashat nga Prishtina e kontrolluan ndeshhjen dhe rezultatin për të triumfuar në fund me meritë, derisa lojtaret më të dalluara ishin dy amerikanet: Asianae Johnson me 26 pikë, 5 kërcime, 7 asiste e 4 vjedhje topash si dhe Jade Williams me 21 pikë, 6 kërcime e 4 asiste, derisa u dallua edhe Elektra Zykaj me 22 pikë, 9 kërcime e 4 asiste.
Te Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Sarah Mgbeike me 24 pikë e 9 kërcime, si dhe Arbnore Përçuku me 14 pikë, 10 asiste e 8 kërcime.
Pas 14 xhirove, Prishtina rikthen kreun e tabelës me 13 fitore e 1 humbje, derisa Bashkimi ka 12 fitore e 2 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.