Kampionia dhe nënkampionia përballen sonte në ”Karagaç”, pritet lojë e atmosferë e zjarrtë
Prishtinë(AsistiOnline) – Një përballje super e zjarrtë na pret sonte në kuadër të xhiros 17 në elitën e basketbollit kosovar.
Kampionia aktuale e Kosovës Peja dhe nënkampionia Trepça, masin forcat në palestrën ”Karagaçi” në Pejë.
Sfida bëhet edhe më spektakolare kur dihet se aktualisht Peja zë vendin e dytë në renditje me 12 fitore e katër humbje e Trepça vendin e parë me 14 fitore e dy humbje.
Në dy takimet e këtij edicioni, të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës. Peja kishte fituar 90:82, kurse Trepça fitoi 91:71.
Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport3.
Komentet janë të mbyllura.