Basketboll

Kosova në shkurt ndeshet me Irlandën e Azerbajxhanin, ndeshja e parë në Prishtinë

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A në basketboll do të rikthehet në aksion gjatë muajit shkurt.

”Dardanët” do të luajnë dy ndeshjet e para në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2027, njofton AsistiOnline.com

Kosova gjendet në grupin A me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.

Ndeshja e parë e Kosovës në këto parakualifikime do të jetë me 22 shkurt kundër Irlandës dhe do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë nga ora 19:00.

Ndeshja e dytë zhvillohet me 25 shkurt në udhëtim te Azerbajxhani dhe pastaj ndeshjet tjera zhvillohen në muajin nëntor e dy ndeshjet e fundit në shkurt të vitit 2025.

Nga Federata e Basketbollit të Kosovës ende nuk ka pasur ndonjë njoftim lidhur me këto ndeshje të cilat sigurisht që janë shumë të rëndësishme për fansat në Kosovë, marrë parasysh euforinë që ka ndodhur me ardhjen e selektorit të ri Rami Hadar, i cili ka sjellur energji pozitive në rradhët e djemëve tanë në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket, ku Kosova ishte larg kualifikimeve vetëm një fitore.

Shpresojmë dhe besojmë të kemi lëvizje dhe një roster të përpunuar me shumë kujdes. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.