Përçuku nuk ka të ndalur, realizon triple-double ndaj Penzës
Prishtinë(AsistiOnline) – Arbnore Përçuku vazhdon të shkëlqejë në basketbollin kosovar femëror.
Njëra nga lojtaret më të mira që nga pas lufta në Kosovë, sonte në fitoren e Bashkimit në udhëtim te Penza 59-82, ka qenë fantastike duke kompletuar shifrat magjike në basketboll triple-double prej 11 pikëve, 16 kërcimeve e plotë 15 asiste.
35 vjeçarja që në parket duket sikur ti ketë 20 sosh, me Bashkimin edhe sivjet synon që ti fitojë të gjithë trofetë, sikur që bëri vitin e kaluar me tripletën kupë, superkupë e titull.
Në triumfin e vashave prizrenase double-double realizoi edhe kapitenja Aulona Muhadri që kishte 11 pikë e 12 kërcime.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.