Basketboll

Sonte zhvillohet edhe derbi lokal i Prizrenit

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 18-të e Superligës së Kosovës sjell edhe derbin lokal të basketbollit prizrenas.

Ekipi i Bashkimit i bën ‘konakun’ skuadrës tjetër të qytetit, Proton Cable Prizrenit.

Të dyja ekipet sivjet janë afër në renditjen tabelare me njëra tjetrën, Bashkimi i gjashti me 6 fitore e 11 humbje, derisa Prizreni i shtati me 5 fitore e 12 humbje.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1.

 

Komentet janë të mbyllura.