Sonte në ASIST Arbnore Përçuku, legjenda e gjallë e basketbollit kosovar femëror
Adhurues të basketbollit sonte ASISTI 565 vjen me temë kryesore basketbollin femëror i cili sivjet është më atraktivi dhe më kualitativi në histori të Superligës së Femrave.
Mysafire speciale basketbollistja më e trofeshme e gjitha kohëve dhe lojtarja e vitit 2023: Arbnore Përçuku
E filloj karrierën para 20 viteve në edicionin 2003/04 me Universitetin në Trocal dhe ja tash 20 vite më vonë po vazhdon me të njëjtin ritëm dhe sukses.
– Arbnorja tregon se ku është sekreti?
– Sa trofe i ke në karrierë me Universitetin, Prishtinën, Penzën e Bashkimin.
– cili ka qenë viti më i vështirë për ty në karrierë dhe pse?
– a ka qenë më vështirë kur kualiteti i vendoreve ishte më i mirë apo tash me përforcimet e huaja?
– ku dhe kur do të pensionohet?
– së fundmi shënoi triple double?
– Si e parasheh finalen e Kupës së Kosovës kundër Prishtinës me 17 Shkurt
– Çka thotë për Ligën Unike sivjet
– Çka thotë për Përfaqësuesen e Kosovës, si është situata aty?
Këto dhe shumë më shumë në intervistën ekskluzive me Arbnore Përçukun legjendën e gjallë të basketbollit femëror kosovar
Pjesa e dytë i dedikohet analizës së elitës së basketbollit kosovar me gjitha ndeshjet, derbi fenomenal Golden Eagle Ylli – Peja dhe derbi lokal Bashkimi – Prizreni si dhe ndeshjet tejet interesante dhe të ngushta Istogu – Prishtina dhe Trepça – Vëllaznimi së bashku me blloqet speciale: Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në ASIST
ASISTI 565 sjell edhe si çdo të hënë bllokun shumë të dashur dhe special Shqiptarët në Botë, duke mos harruar edhe gjithësinë e quajtur NBA.
Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 565 nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnatës dhe BBVK 2 në Klan Kosova
Komentet janë të mbyllura.