Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Sonte në ASIST Arbnore Përçuku, legjenda e gjallë e basketbollit kosovar femëror – AsistiOnline
Basketboll

Sonte në ASIST Arbnore Përçuku, legjenda e gjallë e basketbollit kosovar femëror

Adhurues të basketbollit sonte ASISTI 565 vjen me temë kryesore basketbollin femëror i cili sivjet është më atraktivi dhe më kualitativi në histori të Superligës së Femrave.

Mysafire speciale basketbollistja më e trofeshme e gjitha kohëve dhe lojtarja e vitit 2023: Arbnore Përçuku

E filloj karrierën para 20 viteve në edicionin 2003/04 me Universitetin në Trocal dhe ja tash 20 vite më vonë po vazhdon me të njëjtin ritëm dhe sukses.

–          Arbnorja tregon se ku është sekreti?

–          Sa trofe i ke në karrierë me Universitetin, Prishtinën, Penzën e Bashkimin.

–          cili ka qenë viti më i vështirë për ty në karrierë dhe pse?

–          a ka qenë më vështirë kur kualiteti i vendoreve ishte më i mirë apo tash me përforcimet e huaja?

–          ku dhe kur do të pensionohet?

–          së fundmi shënoi triple double?

–          Si e parasheh finalen e Kupës së Kosovës kundër Prishtinës me 17 Shkurt

–          Çka thotë për Ligën Unike sivjet

–          Çka thotë për Përfaqësuesen e Kosovës, si është situata aty?

Këto dhe shumë më shumë në intervistën ekskluzive me Arbnore Përçukun legjendën e gjallë të basketbollit femëror kosovar

Pjesa e dytë i dedikohet analizës së elitës së basketbollit kosovar me gjitha ndeshjet, derbi fenomenal  Golden Eagle Ylli – Peja dhe derbi lokal Bashkimi  – Prizreni si dhe ndeshjet tejet interesante dhe të ngushta Istogu – Prishtina dhe Trepça – Vëllaznimi së bashku me blloqet speciale: Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në ASIST

ASISTI 565 sjell edhe si çdo të hënë bllokun shumë të dashur dhe special Shqiptarët në Botë, duke mos harruar edhe gjithësinë e quajtur NBA.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 565 nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnatës dhe BBVK 2 në Klan Kosova

Komentet janë të mbyllura.