Basketboll

Peja e nis stinorin në Ligën Ballkanike me fitore

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka nisur edicionin e ri në Ligën Ballkanike me fitore.

Klubi verdhezi ka triumfuar në shtëpi ndaj Lovcenit të Cetinjes nga Mali i Zi me rezultat 83-69.

Sadio Doucoure ishte më i dalluari te Peja sonte me 24 pikë e 6 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Meriton Ismaili me 16 e Justin Davis me 15 sosh.

Te Lovceni, Daniel Hornbuckle kishte 17 pikë e Marko Susic 14 sosh.

Në xhiron e ardhshme, Peja i shkon Plevljës në Mal të Zi me 31 janar e pastaj Lovcenit me 1 shkurt.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.