Basketboll

Super-ekskluzive: Prishtina arrin marrëveshje me ish NBA lojtarin, Diamond Stone

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Sigal Prishtinës po vazhdon të kompletojë ekipin me lojtarë edhe më tutje.

Sipas informacioneve që posedon AsistiOnline.com, bardhekaltërit kanë arritur marrëveshje me një mega lojtar si Diamond Stone i cili ka bërë karrierë edhe në NBA.

I gjatë 208 centimetra, Stone luan në pozitat e kombinuara 4/5, derisa prapa vetes ka një karrierë shumë të pasur përfshirë edhe paraqitje në NBA me LA Clippers në sezonin 2016/17 e ku më pas vazhdoi për disa vite rresht në NBA G League.

Në po të njejtin sezon, Stone ka luajtur më pas në dy ekipe nga NBA-G League, fillimisht me ekipin simotër të Golden State Warriors, Santa Cruz Warriors në 4 ndeshje me 14.5 pikë dhe më pas me Salt Lake City Stars në 7 ndeshje me 15.7 pikë.

Në sezonin 2017/18, Stone e nisi me ekipin simotër të Chicago Bulls, Windy City Bulls me të cilët në 12 ndeshje kishte 12.6 pikë e më pas në të njejtin edicion për 20 ndeshje u rikthye në Salt Lake City Stars me mesatare prej 17.7 pikësh.

Në edicionin 2018/19, përsëri në NBA G League me dy ekipe të ndryshme, fillimisht në Iowa Wolves në 12 ndeshje me 9.8 pikë e më pas edhe në Rio Grande Valley Vipers në 23 ndeshje me 9.7 pikë.

Në stinorin 2019/20, Stone u largua nga SHBA drejt Puerto Ricos me ekipin e Mets de Guaynabo në 11 ndeshje me 20.5 pikë dhe në të njejtin sezon kaloi edhe tek ekipi tjeër Puertorikian Gigantes de Carolina në 2 ndeshje me 15.7 pikë dhe kështu vazhdoi me disa ekipe nga Amerika Latine deri në edicionin e sivjetm, ku deri tash ka luajtur në Mongoli me ekipin e Brothers në 16 ndeshje me 24.8 pikë, 9.2 kërcime e 1.8 asiste.

Te Prishtina pritet të vije edhe një lojtar i pozitës 3 dhe me këto transfere klubi kryeqytas do të synojë fillimisht Kupën e pastaj edhe titullin e kampionit të Kosovës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.