Basketboll

Ekskluzive: Vëllaznimi përforcohet me një qendër holandeze

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës po vazhdon me kompletimin e skuadës për fazën vendimtare të sezonit.

AsistiOnline.com ka mësuar se qendra holandeze 211 centimetërshe, Craig
Osaikwuwuomwa është përforcimi më i ri i klubit kuqezi.

Lojtari në fjalë së fundmi ka një eksperiencë të gjatë në kampionate të ndryshme evropiane ku për 10 sezone luajti në elitën e basketbollit holandez për skuadra si Apollo Amsterdam, Nijmegen Magixx, LWD Basket, Donar Groningen dhe Lamstede Hammers, kurse luajti edhe në elitën e Republikës së Çekisë për BK Armex dhe për ekipin estonez, Talinna Kalev.

Craig njihet si lojtar me karakteristika të shumëanshme dhe me shumë dimensionalitet në sulm, duke pasur shkathtësi asistuese, ashtu si ato defensive.

Emri i tij është i vështirë, ashtu siç do ta kenë të vështirë ekipet kundërshtare ta ndalin atë“, shkruan njoftimi i klubit gjakovar në prezantimin e tij.

 

Komentet janë të mbyllura.