FBK dënon gjyqtarët e duelit Prishtina – Bashkimi, por edhe klubet e përfshira
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar dënimet për akterët e xhiros së 19-të nga Superliga e Kosovës te meshkujt.
Natyrisht që nga ky informator bien në sy dënimet për akterët e ndeshjes, Sigal Prishtina – Bashkimi, që u kontestua shumë, sidomos për formën e referimit të saj nga gjyqtarët, transmeton AsistiOnline.com
Nga kjo ndeshje janë dënuar fillimisht vëzhguesi dhe gjyqtarët e ndeshjes, që të katërtit me nga 2 ndeshje në tempo të mosdelegimit.
Albert Vërbiqi vëzhgues i ndeshjes është dënuar konform Nenit 56.1 që i bie ”Kryerja e papërgjegjshme e detyrës, mos zbatimi i udhëzimeve dhe vendimeve të Komesarit të Garave, Komisionit të Garave, Propozicioneve të Garave, rregullave zyrtare të lojës”.
Ndërsa gjyqtarët: Ngadhnjim Shabani si gjyqtar kryesor, Elldin Uglari gjyqtar i parë dhe Besim Vitaku gjyqtar i dytë, janë dënuar konform Nenit 56.11 që i bie ”Ndarja jo e mirë e drejtësisë sipas raportit të ndeshjes apo video xhirimit të ndeshjes”.
Nga kryesia e Sigal Prishtinës është dënuar drejtori Luan Maloku konform Nenit 52.6. është dënuar me 600 Euro që i bie ”Përjashtimi i personave zyrtarë që nuk janë në listë paraqitëse”.
Klubi i Bashkimi konform Nenit 46 par.2 pika (c) lidhur me nenin 47 par.2.2 pika(a) të Rregullores Disiplinore është dënuar me 300 Euro, që i bie ”Deklarata publike, përfshirë ato të bëra në rrjetet sociale ose çdo mjet komunikimi, që lidhen me performancën e gjyqtarëve ose ndonjë zyrtari të ndeshjes.” dhe dënimet për shkeljet e lehta: (a) Dënim me të holla në lartësi prej 300.00 EUR deri në 2,000.00 euro”.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.