Peja me fitoren e tretë nga tri ndeshje në Ligën Ballkanike
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka arritur fitoren e tretë sezonale në Ligën Ballkanike.
Klubi verdhezi ka fituar në shtëpi ndaj ekipit të Lovcenit nga Cetinja me rezultat 66-73.
Peja edhe mbrëmë fitoi në Mal të Zi ndaj Plevljlës 76-85.
Justin Edler-Davis shkëlqeu sonte te Peja me 32 pikë i pasuar nga Deandre Davis me 11 sosh.
Te Lovceni, Daniel Hornbuckle kishte 25 pikë e Alija Islamoviq 15 sosh.
Pas 3 ndeshjeve, Peja ka 3 fitore, derisa Lovceni ka bilanc prej 3 fitoreve e 2 humbjeve.
Në xhiron e ardhshme, Peja e pret ekipin qipriot AEL me 6 shkurt, ndërsa Lovceni i shkon Plevljës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.