Basketboll

Befasia e vitit në basketbollin femëror, Trepça e mposht Prishtinën në kryeqytet

Në befasi e dorës së parë është arritur sot në Superligën e Kosovës te femrat.

Trepça arriti që ta ”befasoj” Prishtinën që nga çereku i parë duke shënuar 20 pikë ndërsa nikoqiret u përgjigjen me 15 pikë. Por në fund të 10 minutave të çerekut të dytë Prishtina arriti që të krijoj epërsi minimale prej dy pikësh 35:33.

Prishtina arriti që edhe në periudhën e tretë ta mbaj disi në kontroll lojë duke i shtuar edhe 17 pikë ndërsa Trepça shënoi 12 pikë.

Gjërat ndryshuan në pjesën e fundit të këtij ballafaqimi ku Trepça e filloi një super seri prej 15-8 duke arritur kështu që edhe ta barazoj rezultatin në 60:60.

Sa afrohej fundi ndeshja bëhej edhe më dramatike, Trepça arriti që ta ndal serinë pozitive të Prishtinës duke ia shkaktuar humbjen e dytë në këtë edicion me rezultat të përgjithshëm 68:76.

Tek Trepça u dalluan Marsnay Moore me 50 pikë 5 kërcime dhe 6 asistime si dhe Jessica Wilson me 17 pikë 4 kërcime dhe 4 asistime. Ndërsa tek Prishtina më e dalluara ishte Jade Williams me 21 pikë, 18 kërcime dhe 1 asistime.

Natyrisht që kjo fitore e Trepçës është befasi e madhe, marrë parasysh krahasimet në rostere mes dy skuadrave dhe formën e tyre.

Komentet janë të mbyllura.