Basketboll

Trepça përsëri shembull i mirë, falenderon Bashkimin për mikpritje

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi dhe Trepça mbrëmë u takuan në Prizren në njërën prej derbive në kuadër të xhiros 20-të nga Superliga e Kosovës.

Pas 40 minutash lojë efektive, Trepça fitoi me meritë ndaj Bashkimit 68-78 dhe gjithçka shkoi në frymën e korrektësisë sportive.

 

 

 

Në postimin final të Bashkimit në faqen zyrtare të tyre pas ndeshjes, fituesja e duelit Trepça nëpërmjet faqes zyrtare në hapësirën e komenteve te faqja zyrtare e Bashkimit, la një koment me shumë domethënie: ”Faleminderit KB Bashkimi për mikëpritjen ?”.

 

Kjo vazhdimësi pozitive/miqësore e Trepçës, s’ka se si të jetë ndryshe, përpos se një shembull i mirë i klubit mitrovicas, që për mikpritje e falenderoi ditë më parë edhe KB Pejën.

 

Veprime të tilla i kontribojnë shumë basketbollit kosovar, të thyejë barrierat e rivalitetit të brishtë ndër vite, në konvertimin e atij të shëndosh dhe për këtë tashmë shembulli konkret është Trepça. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.