Basketboll

Vëllaznimi triumfon ndaj Istogut pa telashe

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka arritur fitoren e nëntë në këtë edicion të Superligës së Kosovës.

Klubi gjakovar ka triumfuar ndaj Istogut me shifrat e përgjithshme 57-90.

Ekipi gjakovar e filloi që në start më mirë duke e fituar çerekun e tretë 7-19, derisa i dyti i takoi ekipit ”vendas” që e fitoi 17-11 dhe pjesa e parë u mbyll me 6 pikë dallim në favorin e Vëllaznimit (34-40).

Në pjesën e dytë, Vëllaznimi e kontrolloi plotësisht ndeshjen duke fituar dy periodat vendimtare (18-26, 15-34) dhe kësisoj mori fitoren me plotë meritë.

Myreon Jones shkëlqeu sonte te Vëllaznimi me 24 pikë, i ndihmuar edhe nga Jalen Ray me 17, transferi i ri Jahenns Manigat që debutoi me 11 pikë, si dhe Jordan Dallas që kishte 10 pikë.

Te Istogu, Arian Azemi kishte 18 pikë dhe Dqauan Brooks 13 sosh.

Pas 20 xhirosh, Vëllaznimi ka 9 fitore e 11 humbje, derisa Istogu 1 fitore e 19 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Vëllaznimi e pret Prishtinën e Istogu i shkon Prizrenit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.