Basketboll

Peja pëson disfatë nga AEL i Qipros në Ligën Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja është mposhtur sonte në shtëpi në kuadër të Ligës Ballkanike.

Ekipi kosovar verdhezi pësoi nga skuadra qiprioite, AEL me rezultat final 84-94.

Ekipi mysafir nga Limassoli i fitoi tri periodat e para të ndeshjes (22-30, 21-25, 16-18), derisa Peja u mundua të rikthehet në periodën e fundit, por që nuk arriti dhe kështu mysafirët festuan.

Jordan Shepherd kishte 29 pikë te AEL sonte, derisa u ndihmua edhe nga Adong Makuoi me 24 pikë dhe Kyran McClure me 22 sosh.

Te Peja s’mjaftuan për fitore, Deandre Davis me 25 pikë e Justin Davis me 15 sosh.

Pas 4 ndeshjeve të luajtura, Peja ka 3 fitore e 1 humbje, derisa AEL numëron 4 fitore e 1 humbje.

Në xhiron e rradhës, Peja luan ndaj Sigal Prishtinës me 29 shkurt poashtu në ”Karagaç” e AEL luan nesër ndaj Prishtinës në kryeqytetin kosovar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.