Basketboll

Prizreni arrin fitore ndaj Istogut

Proton Cable Prizreni shënoi fitore ndaj Istogut me rezultat 87:79 (19:14, 30:15, 20:27, 18:23), në javën e 21-të të Prince Caffe Superligës.

Kjo ishte fitore mjaft e rëndësishme për prizrenasit që synojnë të paktën “Play-offin”.

Vendasit ishin më të mirë në pjesën e parë, ku çerekun e parë e fituan 19:14, derisa të dytën 30:15 për të shkuar në pushim me rezultat 49:29.

Epërsia prej 20 pikëve u ofroi komoditet prizrenasve që në pjesën e dytë nuk lejuan në tërësi të shkrihet këtë epërsi dhe fituan 87:79.

Te prizrenasit u dalluan Ty Cockfield me 18 pikë e tetë kërcime dhe Arti Hajdari me 20 pikë, kurse te istogasit u dalluan Tyres Prince me 23 pikë e gjashtë kërcime dhe Desmond Halloway me 18 pikë e gjashtë kërcime.

Proton Cable Prizreni numëron gjashtë fitore e 15 humbje, kurse Istogu një fitore e 20 humbje.

Komentet janë të mbyllura.