Reagon edhe Prishtina, transferon një qendër të rëndë nën-kosh
Prishtinë(AsistiOnline) – Vazhdon përforcimi i skuadrave kosovare para fazës finale të kampionatit.
Bardhekaltërit e Prishtinës kanë njoftuar para pak çastesh se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me amerikanin, Donovan Smith.
Lojtari në fjalë është i gjatë 207 centimetra dhe te Prishtina vjen pas përvojës me ekipin e Sabah nga Baku i Azerbejxhanit.
Smith me Sabah sivjet ka luajtur në 2 ndeshje të kampionatit vendas me 15 pikë për ndeshje, derisa në FIBA Europe Cup në 9 ndeshje përfshirë edhe fazën e grupeve, ka pasur 14.3 pikë e 4.2 kërcime për ndeshje.
30 vjeçari, në të kaluarën ka luajtur pozitivisht edhe në Austri, Qipro, Gjeorgji, Rumani e Spanjë.
Smith mund të mos jetë transferi i fundit i Prishtinës në pozitën 5.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.