Basketboll

Trepça ‘blindon’ pozitën 5, transferon qendër nga Superliga e Turqisë

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një transferim i ri i huaj për ekipin e Trepçës.

Faqja zyrtare e klubit ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje me qendrën amerikane, Devonte Upson.

Lojtari ka përvojë të madhe në ekipe të ndryshme në Evropë, derisa te Trepça vjen pas 13 ndeshjeve të zhvilluara sivjet me ekipin e njohur turk, Buyukcekmece me mesatare prej 8.7 pikëve e 4.7 kërcime.

Upson ka luajtur në Turqi edhe për ekipin e Merkezefendi gjatë seoznit 2021/22 dhe vlen të ceket se të dyja ekipet janë pjesë e kategorisë Superiore turke, pra bëhet fjalë për nivel të lartë të basketbollit në të cilin ka luajtur lojtari.

30 vjeçari i gjatë 206 centimetra ka luajtur edhe në Suedi, Finlandë, Estoni, Poloni, Argjentinë, Francë, Itali e Izrael dhe mbetet të shihet se si do të ambientohet në kampin mitrovicas.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.