Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Përballje derbi në ndeshjen e dytë çerekfinale sonte në Gjakovë – AsistiOnline
Basketboll

Përballje derbi në ndeshjen e dytë çerekfinale sonte në Gjakovë

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e dytë çerekfinale për sot në ”Final Eight”-in e Kupës së Kosovës tek kategoria elitare, pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Ekipi organizues i këtij turneu fantastik, Vëllaznimi e pret në ”Shani Nushi” ekipin e Yllit nga Theranda.

Në ndeshjet direkte të këtij edicioni, Ylli ka tri fitore ndaj Vëllaznimit e këta të fundit kanë një tjetër ndaj ekipit therandas.

Ylli ka 2 fitore në Superligë e një tjetër në Superkupë, ndërsa Vëllaznimi ka një fitore në Superligë.

Ndeshja e sontme fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në KSport.

Komentet janë të mbyllura.