Basketboll
photo by: @Shpend Ahmeti

Festa e dyfishtë në Gjakovë sot fillon me finalen e femrave

Prishtinë(AsistiOnline) – Festa e dyfishtë në Gjakovë fillon sot me finalen e femrave e vlefshme për Kupën e Kosovës.

Përveç basketbollit fantastik, sot ka festë edhe për shkak se është 16 vjetori i Pavarësisë së shtetit tonë, Kosovës.

Në finalen e madhe të femrave takohen Bashkimi dhe Prishtina, dy skuadrat që në vitet e fundit po e dominojnë basketbollin kosovar femëror.

Kjo ndeshje nis nga ora 14:00 dhe transmetohet direkt në Artsport.

 

Komentet janë të mbyllura.