Basketboll

Kosova i nis stërvitjet për ndeshjet me Irlandën e Azerbejxhanin

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A te meshkujt, i ka nisur tashmë përgatitjet para dy ndeshjeve parakualifikuese për Kampionatin Botëror.

Ekipi është grumbulluar dje për herë të parë nën drejtimin e selektorit Rami Hadar, i cili ka filluar punën me djemtë tanë.

Në këtë listë do të grumbullohen 17 basketbollistë, listë që më pas do të shkurtohet në 12. Grumbullimi i parë do të jetë më 18 shkurt (e diel).

Për herë të parë me Dardanët janë grumbulluar dy basketbollistët e talentuar, Jon Ismajli dhe Norik Binqe. Ismajli luan në Republikën e Çekisë, te skuadra GBA LIONS, kurse Binqe në Kroaci te skuadra Dubrava.

Po ashtu për herë të parë do të grumbullohet Jan Palokaj, i cili luan te Golden Eagle Ylli.

Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.

Ndeshjen e parë Kosova e luan të enjtën ndaj Irlandës në Prishtinë me fillim nga ora 19:00.

LEXO EDHE:

Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet e muajit shkurt, kemi disa risi në roster

Komentet janë të mbyllura.