Gjysma e parave nga shitja e biletave për Kosovën, do ti shkojnë SOS Fshatit
Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë një vendim shumë pozitiv lidhur me shitjen e biletave të ndeshjes, Kosovë – Irlandë.
Këtyre biletave çmimi ju është vendosur 4 euro, derisa nga 2 euro nga çdo biletë e shitur do të shkojnë për fëmijët e SOS Fshat.
Kështu tifozët kanë mundësi të ndihmojnë basketbollistët e Kosovës me përkrahjen e tyre dhe fëmijët e SOS Fshat.
Sfida ndaj Irlandës zhvillohet më 22 shkurt nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe është e vlefshme për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.
Shitja e biletave
Te Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë
E martë: 11:00-20:00
Komentet janë të mbyllura.