Basketboll

Ish trajneri i Bashkimit merr drejtimin e Galatasaray

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish trajneri i Bashkimit te femrat, Tolga Esenci ka bërë ngritjen më të madhe në karrierën e tij.

Trajneri turk është emëruar si timonier i ri i ekipit të Galatasaray për femra.

Esenci në të kaluarën drejtoi Bashkimin e Prizrenit, konkretisht gjatë stinorit 2021/22.

Vlen të ceket se Esenci ka drejtuar edhe ekipin e Fenerbahçes te femrat.

Ekipi i Galatasaray te femrat është një prej ekipeve më të mëdha në Evropë, ka edhe një Euroligë të fituar, derisa për vite me rradhë këtë skuadër e ka drejtuar edhe trajneri i njohur me prejardhje shqiptare, Ekrem Memnun.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.