Valon Bunjaku në vizitë shëndetësore tek doktori i njohur turk me renome botërore
Një prej basketbollistëve më të njohur kosovarë, Valon Bunjaku aktualisht po qëndron në shtetin e Turqisë.
Basketbollisti prizrenas është në vizitë shëndetësore tek doktori i njohur turk me renome botërore, Prof. Dr. Ufuk Nalbantoglu tek i cili ka shkuar për konsultë lidhur me një shqetësim të vogël shëndetëror që e ka pasur në javët e fundit.
Pas vizitës dhe konsultës që ka pasur me doktorin Nalbantoglu, Bunjaku është njoftuar për gjendjen e tij dhe është informuar se lëndimi i tij nuk është serioz dhe se nuk ka nevojë të brengoset, mund të luajë dhe ta përfundojë sezonin e pastaj mund të zhvillojë terapinë përkatëse.
Vlen të ceket se doktori në fjalë është emër i njohur në mbarë botën për punën e tij profesionale në mjekësi. dhe kryen mjekime e operime në këto degë: Ortopedi & Traumatologji, Kirurgji e Ekstremitetit të Sipërm, Kirurgji të Dorës dhe Mikrokirurgji, Kirurgji Pediatrike të Dorës, si dhe ushtron pozitën e Shefit të Bordit Mjekësor në Federatën e Basketbollit të Turqisë.
Vizitën e Bunjakut tek doktori në fjalë e ka mundësuar Ambasadori i Anadolu Efesit në Kosovë, Edmond Vila i cili gjatë vizitës së fundit në Athinë gjatë stërvitjes së Efesit ia ka përcjellur inqizimin e rezonancës magnetike të Valonit, shefit të doktorëve të Anadolu Efesit, derisa ky i fundit në prezencën e Vilës e ka konfirmuar terminin tek doktori, Ufuk Nalbantoglu, doktor i cili kryen edhe ndërhyrjet kirurgjike të lojtarëve të Efesit.
Vlen të ceket se doktori në fjalë në të kaluarën ka operuar sportistë të shumtë me famë botërore e rastet më të freskëta janë: Lojtari i Anadolu Efes, Derek Willis, portieri i Manchester United, Altay Bayındır. Ish basketbollisti i famshëm turk, Kerem Tuncer e shumë e shumë sportistë të tjerë.
Me rastin e kësaj vizite, Bunjaku i ka dërguar si dhuratë doktorit turk edhe fanelën e Kosovës në basketboll, të cilën e ka pranuar me shumë kënaqësi. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.