Basketboll

Fitore për Kosovën në start të parakualifikimeve për Botërorin 2027

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova e ka nisur me fitore kampanjën parakualifikuese për Kupën e Botës 2023.

Kosova sonte shënoi fitore ndaj Irlandës në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me rezultat final 83:76.

Ekipi ynë fitoi tri periodat e kësaj ndeshje edhe pse ngushtë, ashtu sikur rrjedhi e tërë ndeshja (22-17, 23-21, 20-19), derisa periodat e fundit i takoi ngushtë Irlandës (18-19), por që nuk ndikoi në rezultat final e duhet cekur se ndeshja si ndeshje ishte goxha e dobët dhe duke marrë parasysh nivelin e basketbollit irlandez dhe faktin se shumica dërrmuese e lojtarëve të tyre luajnë aty.

Megjithatë me rëndësi sonte fitorja, por niveli i basketbollit kosovar në nivel përfaqësueses lë për të dëshiruar dhe ky është një fakt tashmë i vërejtur e Kosova duhet me patjetër që të punojë më shumë me gjeneratat e reja, sepse të jemi realistë jemi shumë mbrapa dhe me pak cilësi.

Më të dalluarit në fitoren e Kosovës sonte ishin Drilon Hajrizi me 20 pikë, Dardan Berisha me 19 sosh, derisa edhe Mikaile Tmusiq realizoi pikë dyshifrore, 11 prej tyre.

Te Irlanda, Jordan Blount shënoi 27 pikë e Taiwo Badmus 15 të tjera.

Ndeshjen e dytë në këto parakualifikime, Kosova e zhvillon ndaj Azerbejxhanit me 25 shkurt.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.